​Ngjarjet e datës 28 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 9:30)

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) në bashkëpunim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës organizojnë tryezë të rrumbullakëtnë lidhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:30)

Bëhet hapja e ngjarjes finale të projektit SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural) i zbatuar nga Caritas-i zviceran. (Klan Arena, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi organizon tryezën e rrumbullakët me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e tetë të rregullt për këtë vit. (KK Deçan, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:30)

Bëhet promovimi i librit “Simbole të lirisë” i autorit Musa Emini. (Teatri “Adriana”, Ferizaj, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re plenare (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave, ora 11:00)

Bëhet prezantimi i gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti FIERC. (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Projektit për Qeverisje Dixhitale. Projekti për Qeverisje Dixhitale do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Massimiliano Paoluçi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024