BERZH: Ekonomia greke do të rritet me 2.4% në vitin 2023
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekonomia greke pritet të rritet me 2.4% këtë vit dhe me 2.3% në vitin 2023, tha Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në parashikimet e saj të fundit, të cilat ishin të pandryshuara nga parashikimet e mëparshme në maj.

“Zbatimi i planeve të investimeve, të financuara me kredi dhe grante nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, po ecën pa probleme, duke kufizuar çdo rrezik nga ndonjë turbulencë globale apo rajonale”, tha BERZH në një raport. Banka vuri në dukje se Greqia është në drejtim të një rekordi të ri në turizëm këtë vit me gjendjen ekonomike e cila është duke u përmirësuar vazhdimisht.

Papunësia vijoi të bjerë në 10.8% në korrik, inflacioni vjetor ra në 2.5% në korrik, ndërkohë që buxheti i shtetit regjistroi një rritje të vogël primare në vitin 2022 dhe pritet të shënojë rritje më të madhe këtë vit. Borxhi publik grek mbetet më i larti në Evropë (si përqindje e PBB-së), por ra ndjeshëm në dy vitet e fundit, nga 200% e PBB-së në vitin 2020 në rreth 170% në vitin 2022.

BERZH vuri në dukje se kishte disa shqetësime për deficitin e llogarisë korente (9.7% e PBB-së në vitin 2022), ndërsa eksportet u rritën me 8.9% në tremujorin e parë të vitit 2023./ANA-MPA/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
479
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024