Ballkani rikthehet te fitorja, Llapi me fitore spektakolare ndaj Malishevës
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas barazimit 1-1 me Dukagjinin, Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Fushë Kosovën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Tolaj dhe Kuc ishin realizuesit për skuadrën e Ilir Dajës që tani shkon në kuotën e 16 pikëve, raporton KosovaPress.

Ballafaqim tejet interesant ishte ai ndërmjet Malishevës dhe Llapit që u zhvillua në Suharekë dhe që përfundoi më barazim 2-3, edhe pse Malisheva ishte duke avancuar me rezultat 2-0 me golat e Oshafit dhe Brutit, por skuadra e Batatinës përmbysi gjithçka me golat e Hysenit (2) dhe Januzit.

Skuadra e Gjilanit ndërkohë ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1-0.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024