Sveçla publikon dokumentin për lidhjen e grupit terrorist me shtetin e Serbisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar në rrjete sociale një dokument të ushtrisë serbe e cila është gjetur gjatë kontrollit në vendin ku u sulmua të dielën Policia e Kosovës nga një grup terroristësh, në Banjskë të Zveçanit.

Ministri Sveçla thekson se, ky dokument vërteton edhe më shumë lidhjen mes sulmuesve të armatosur dhe shtetit të Serbisë.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkruan Sveçla.

Ai më tej ka shkruar se: Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”.

https://kosovapress.com/admin/serbia-koke-e-kembe-e-perfshire-ne-sulmin-terrorist-nder-te-vraret-edhe-truproja-i-vulinit/
https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/
A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
262
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024