Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që t’a lirojë rrugën për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë mundur të hyjnë në fshat.

Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.  Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe të autoblinda.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024