Lirohen katër serbët e arrestuar në Banjskë, larg nga vendi ku u sulmua policia
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Prokuroria e Kosovës njofton se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (e martë).
Sipas prokurorisë, lirimi është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Mëngjesin e së dielës së 24 shatorit në një sulm terroristë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.
Pas këtij rasti policia ka ndërmarrë një operacion ku si rezultat kanë mbetur të vrarë 3 nga sulmuesit dy të tjerë janë plagosur.