Shkrirja e plotë e Concentrix dhe Webhelp, krijon liderin e larmishëm global CX, të mirë-pozicionuar për rritje e zgjerim
Marketing
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Concentrix Corporation (NASDAQ: CNXC), ofruesi kryesor global i shërbimeve dhe teknologjive të praktikave të klientit (CX), njoftoi që sot ka mbyllur procesin e bashkimit me Webhelp, ndërsa integrimi i dy kompanive tashmë është duke u konsoliduar. Derisa kompania e kombinuar do të finalizojë emrin e saj të përhershëm, ajo do të operojë nën emrin tregtar “Concentrix + Webhelp”.

Ky kombinim i pozicionon tashmë Concentrix + Webhelp si një lider global CX, në një hapësirë të zgjeruar e alternativave gjeneruese të AI, aftësive digjitale dhe shërbimeve tjera me vlerë të lartë. Ai gjithashtu forcon propozimin e tij të vlerës CX, duke lënë gjurmë në sfera globale, të balancuara mirë në industri për të ndihmuar brendet më të mira në botë të transformojnë përvojat e klientëve dhe të arrijnë qëllimet e tyre në biznes.

“Jam i emocionuar që do të nisim këtë rrugëtim të ri së bashku,  besoj se, me pikat tona të forta të kombinuara, jemi të pozicionuar mirë për të ripërcaktuar industrinë dhe projektimin, ndërtimin dhe drejtimin e së ardhmes së CX për klientët tanë të jashtëzakonshëm dhe të vlerësuar. Dua të falënderoj game-changer-ët tanë në mbarë botën që e kanë bërë të mundur këtë. Jam vërtet i nderuar që punoj me një ekip kaq të larmishëm dhe të talentuar”, tha Chris Caldwell, CEO i Concentrix + Webhelp.

Kompania mirëpret gjithashtu dy anëtarë të rinj në Bordin e Drejtorëve, Olivier Duha dhe Nicolas Gheysens. Olivieri, një sipërmarrës, filantrop, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Webhelp dhe do të shërbejë si Zëvendës Kryetar i Bordit. Nicolas është një partner në Groupe Bruxelles Lambert ("GBL"), aksioneri më i madh i kompanisë pas shkrirjes në Concentrix + Webhelp, dhe sjell me vete një pasuri të madhe investimesh dhe përvojë në bordin, duke mbështetur rritjen e bizneseve të mëdha dhe të suksesshme në të gjithë Evropën.

“Jemi me fat t`i shtojmë bordit tonë grupe kaq të forta me aftësi e sfond të thellë në industrinë e përvojës së klientit. Me Olivier dhe Nicolas, ne zgjerojmë ekspertizën tonë ndërkombëtare në udhëheqjen e kompanive të mëdha dhe komplekse shumëkombëshe në rrugën drejt rritjes së suksesshme, "tha Kathryn Marinello, Kryetare e Bordit të Concentrix.

Ky kombinim është një moment historik, duke bashkuar dy liderë të njohur të tregut, me kultura bashkëplotësuese, me gjurmë, aftësi dhe vizion për zgjerim në më shumë se 70 vende. Në mbyllje të kësaj marrëveshje, transaksioni u vlerësua në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, duke përfshirë borxhin neto.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024