United e fillon me fitore aventurën në Carabao Cup
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester United e nisi mbrëmë aventurën me fitore në Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” ishin kualifikuar direkt në raundin e 1/16-ës së kësaj gare, ku përballja e parë e tyre në këtë garë ishte kundër Crystal Palace, raporton KosovaPress.

United e mposhti mbrëmë 3:0 Crystal Palace, me ndihmën e golave të Alejandro Garnachos (minuta e 21’), Casemiros (minuta e 27’) dhe Martial (minuta e 55’).

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e United, pas tri humbjeve radhazi nga Bayern Munichu, Brightoni dhe Arsenali.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvilluan edhe gjashtë ndeshje të tjera në kuadër të FA Cup dhe rezultatet i gjeni më poshtë.

Bradford City 0:2 Middlesbrough

Exter 1:0 Luton

Ipswich 3:2 Wolverhampton

Mansfield 3:2 Peterborough

Port Vale 2:1 Sutton

Salford 0:4 Burnley

Manchester United 3:0 Crystal Palace

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024