​Limaj: AKI-ja e ka mundur BIA-n
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) e ka mundur Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) në veri të vendit.

Ai ka thënë se shërbimi inteligjent i Kosovës ka qenë në dijeni për lëvizjet e grupit terrorist dhe stërvitjet e tyre.

“Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës e ka mundur BIA-n dhe UDB-ën... Shërbimet tona kanë pasur informacione për lëvizjet e tyre, për stërvitjet e tyre. Një javë më parë, nëse e shihni deklaratën e Escobarit – Vuçiqit ‘të mos ta destabilizojë situatën’. Kjo ka qenë e qartë, është ditë se diçka po lëvizë atje. Informacione kemi pasur si siguri shtëtërore, si AKI, si inteligjencë e Policisë. Momenti se kur dhe ku do të vendosen është diçka që nuk mundesh më e përcjellë. Nuk është rastësisht që institucionet tona kanë qenë të përgatitura. Përndryshe, Njësia Speciale ka qenë e përgatitur”, ka thënë Limaj në emisionin “context” në ATV, transmeton KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh sulmuan Policinë e Kosovës duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa plagosi dy policë të tjerë. Ndërsa në mesin e terroristëve mbeten të vrarë 3 prej tyre.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës ku terroristët u strehuan.

https://kosovapress.com/admin/kfor-pas-sulmit-ne-veri-kemi-vepruar-ne-koordinim-me-policine-e-kosoves-dhe-eulex-in/

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojçiq është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

https://kosovapress.com/admin/perfundon-operacioni-policor-ne-banjske/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024