Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Trent Alexander-Arnold është shumë afër që t’i rikthehet aksionit, pasi që mungoi në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Liverpooli e fillon nesër aventurën në Carabao Cup kundër skuadrës së Championshipit, Leicester Cityt, dhe si duket Alexander-Arnold do të mungojë edhe në këtë përballje, raporton KosovaPress.

Një lëndim në muskul në fitoren 3:0 ndaj Aston Villas rezultoi me yllin e Liverpoolit duke çaluar në “Anfield”, e më pas edhe në largimin e tij nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë.

“Ju e shihni atë menjëherë, sigurisht. Ai është në stërvitje me ekipin, por nuk jam i sigurt nëse ai do të jetë i gatshëm. Dita e nesërme do të jetë shumë herët për Alexander-Arnold”, tha Ljinders, asistenti i Jurgen Klopp.

Ndeshja e nesërme mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt zhvillohet në “Anfield Road” me fillim nga ora 20:45.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,555
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024