Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen armë në Gjakovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.

Bëhet fjalë për dy raste të ndara për të cilat Policia e Kosovës kishte siguruar video-incizime ku në posedim të të dyshuarve janë parë armë.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i  informatave të pranuara janë zhvilluar hetime dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar. Në njërin rast i dyshuari me inicialet A.Rr., shtetas i Republikës së Kosovës ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe nëntë (9) copë fishekë, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari me inicialet M.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një (1) fishekë. Armët dhe municionin të dyshuarit i kishin në posedim të paautorizuar dhe të njëjtat janë konfiskuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024