A mund të shpallet Lista serbe antikushtetuese?
Intervista
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Njohësi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se institucionet kompetente të mos vonohen apo të hezitojnë në marrjen e vendimit  nëse Lista Serbe duhet të shpallet antikushtetuese dhe t’i ndalohet veprimtaria në Kosovë. Sipas tij, nëse një subjekt politik siç është Lista Serbe solidarizohet me një grup terrorist i ardhur dhe organizuar nga qeveria e Beogradit nënkupton akt kundër sovranitetit të shtetit dhe sistemit kushtetues juridik.

Njohësi i Kushtetutës, Baraliu në një intervistë për KosovaPress thotë se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radojcic si komandues dhe organizues në një grup terroristësh, është veprim kundër rendit kushtetues dhe juridik.

Ai potencoi se gjykata në vendimmarrje për Listën Serbe nuk duhet të nxitojë me veprime antidemokratike apo të vonohet, por thekson se duhet vepruar në koherencë me kohën, rrethanat dhe kërkesat e momentit.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radojcic si komandues dhe organizues në një grup terroristësh, është veprim kundër rendit kushtetues dhe juridik, derisa shtoi se për këtë duhet të marrin vlerësimin e duhur.

Tutje, njohësi i çështjeve juridike, Baraliu potencoi se Lista Serbe vetë ka pranuar se është pjesë e një akti agresioni terrorist kundër sovranitetit të shtetit dhe sigurisht duhet që duhet t'i pres pasojat.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndërkaq, Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës. /Z.Zeneli/

https://kosovapress.com/admin/publikohen-pamje-svecla-radojiciq-ishte-prijes-i-terroristeve-ku-u-vra-afrim-bunjaku/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024