Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur në 8 numri i të arrestuarve pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të dielën.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar mjete dhe arsenal armësh.Sipas Policisë, bëhet fjalë për një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një bager, të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe armësh.
"Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë: një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza), një snajper (black spear 12.7mm), një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47), një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole), një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake, gjashtë uniforma ushtarake”, është bërë e ditur në njoftim.
Policia ka vlerësuar se në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë por “mbetet e tensionuar”.
Njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.