Kurti bënë homazhe në 25-vjetorin e masakrës në familjen Deliu, në Abri të Epërme
Lexohet për: 2 min.
Kurti homazhe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, bëri homazhe para varreve dhe vuri lule para përmendores së ngritur në nderim të 23 të vrarët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë më 26 shtator 1998.

Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, Kryeministri, Albin Kurti, përkujtoi 23 të vrarët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë më 26 shtator 1998.

Së bashku me Ministrat e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, Kryeministri Kurti bëri homazhe para varreve dhe vuri lule para përmendores së ngritur në nderim të tyre.

“Në këto varreza pushojnë të vrarët, në mesin e tyre të dy gjinitë dhe gjitha moshat, që sipas datëlindjeve, kanë qenë foshnje gjashtë muajshe, deri te pleq 94 vjeçar, të gjithë këta të vrarë nga këmbësoria. Këtu i është prerë barku edhe një gruaje shtatzënë e cila është mbytur bashkë me fëmijën e saj të palindur, ndërkaq Diturije Deliu ka qenë foshnjë e cila është gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës së vet”, citohet të ketë thën Kurti, njofton zyra për komunikim me publikun e kryeministrisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se këto janë fakte të pamohueshme të historisë sonë të dhimbshme, por edhe fakte të krimeve të kryera të Serbisë, të gjenocidit të Serbisë.

Shefi i ekzekutivit ka theksoi se konkretisht për këtë masakër nuk është akuzuar, gjykuar, e dënuar askush deri më sot.

“Duhet që edhe organet e drejtësisë, e në radhë të parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që këta dëshmitarë të gjallë të këtyre familjarëve të vrarë në këtë masakër brutale e mizore, të kontaktohen e të bisedojnë në mënyrë që të kemi akuza, aktakuza dhe dënime ndaj atyre kriminelëve të pa shpirt”, ka deklaruar Kurti.

Pas homazheve te varrezat e familjes Deliu, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Kryeministri vuri lule te pllaka përkujtimore në nderim të kujtimit të dëshmorëve që ranë në betejën e 26 shtatorit 1998 duke mbrojtur popullatën civile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024