​Massimo Moratti shtrohet në spital
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Massimo Moratti ndodhet i shtruar në spitalin Galeazzi në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastikë.

Për ish-presidentin e Interit ishte një operacion i planifikuar prej disa kohësh: situata është për rrjedhojë nën kontroll dhe, ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes nga disa faqe, ai qëndron në spital për kurim natyral pas operacionit.

Kushtet e presidentit, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese, përcjellë KosovaPress.

Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh, tashmë Moratti do t'i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez.

Me Massimo Morattin në krye, Interi fitoi 5 kampionate, 1 Kupë UEFA, 3 Kupa Italie, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupën e Botës për Klube. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024