Ky është roli që Ibra pritet ta marrë te Milani
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zlatan Ibrahimovic u takua me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale kohët e fundit për të filluar hedhjen e bazave për një rikthim të mundshëm në klub.

“Calciomercato.com” detajon se si 41-vjeçari suedez, i cili vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, u takua me pronarin kuqezi në Milanello javën e kaluar. Cardinale përsëriti dëshirën e tij që Ibrahimovic të kthehet në klub, i etur për të pasur praninë e tij në mjedis.

Cardinale e di se Milani ka nevojë për një figurë që e njeh mirë Milanellon dhe se si funksionon dinamika e dhomës së zhveshjes, diçka që ka munguar që nga largimi i Paolo Maldinit në verë, përcjellë KosovaPress.

Opsioni më i mundshëm për momentin duket se është që Ibrahimovic të kthehet për të punuar ngushtë me Stefano Piolin, ndoshta si menaxher ekipi, por suedezi nuk dëshiron të nxitojë për një vendim.

Ish-sulmuesi është i prirur të kuptojë strukturën dhe sistemin e ri që do ta lejojë atë të ndihmojë skuadrën, si dhe kufijtë e rolit të tij të mundshëm.

Të dy palët pritet të takohen sërish midis nëntorit dhe dhjetorit për të diskutuar më tej kthimin e mundshëm të Ibrahimovic në Milano.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024