Kryesuesi i KPK-së takon ambasadorin Abbott, diskutojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të cilët shprehen vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, për avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se takimi i sotëm, Maloku e Abbott, është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç’rast Kryesuesi Maloku falënderoi në mënyrë të veçantë Ambasadorin Abbott, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Nga ana tjetër, ambasadori i e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott, duke falënderuar Kryesuesin Maloku për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale”, thuhet në njoftim.  

Po ashtu në komunikatë thuhet se bashkëbiseduesit u pajtuan gjatë takimit që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave dhe rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, proces ky, që vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,561
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024