Leao: Interi është superior ndaj Milanit
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Superylli i Milanit, Rafael Leao, pranon se për momentin, Interi është padyshim skuadra superiore ndaj Milanit të tij.

Duke folur për “GQ Portugal”, 24-vjeçari u tregua sinqertë për ndarjen që ekziston aktualisht mes dy rivalëve të derbit pas mposhtjes 5-1 në takimin e tyre të fundit.

Katër ndeshjet e mëparshme derbi kishin përfunduar të gjitha me fitore të Interit. Por forma e Milanit në fillim të këtij sezoni ishte po aq e mirë sa e rivalëve të tyre të qytetit dhe ata shpresonin që më në fund të merrnin një fitore në derbi, përcjellë KosovaPress.

"Liga e Kampionëve është ëndrra e çdo lojtari. Vitin e kaluar ne u afruam, edhe nëse Interi ishte qartësisht superior, sepse ata janë një ekip shumë i kompletuar si në fushë ashtu edhe në pankinë.", tha Leao.

Sezonin e kaluar, Interi arriti në finalen e kompeticionit më të mirë të klubeve evropiane përpara rivalëve të tyre të qytetit.

Megjithatë, “Nerazzurrët” u mposhtën 1-0 në finale nga Manchester City.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024