MAShTI lanson pakon “Module tematike për mbrojtjen e fëmijës”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar pakon e moduleve për mbrojtjen e fëmijëve, e mbështetur nga Care International në Ballkan, organizata SIT dhe  YMCA, përmes fondeve nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Kjo pako përmban 12 module, të cilat trajtojnë çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në internet, promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e dhunës në familje, trafikimit të fëmijëve, gjuhës së urrejtjes, martesave të hershme etj.

Në ceremoninë e lansimit të “Module tematike për mbrojtjen e fëmijëve”, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e vlerësoi si ngjarje me rëndësi publikimin e këtij materiali, pasi sipas saj shtron rrugën për mbështetje institucionale në mbrojtjen e secilit fëmijë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Realizimin e kësaj pakoje me modulet për mbrojtjen e fëmijës e ka mbështetur edhe organizata për Sistemin Informativ të Tregut në Kosovë (SIT).

Drejtori ekzekutiv i organizatës, Kadri Gashi derisa falënderoi të gjitha ata që kanë kontribuuar në realizmin e këtij projekti, tha se kanë për qëllim t’iu mundësojnë të rinjve të promovojnë stile të shëndetshme të jetës jo të dhunshme dhe të barabarta gjinore.

Ndërkaq, edhe organizata YMCA dha mbështetje në krijimin e këtyre moduleve.

Drejtoresha ekzekutive në këtë organizatë, Dorina Gllogjani potencoi se përmes këtij doracaku të rinjtë dhe mësimdhënësit do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të jenë kontributdhënës të shëndoshë në shoqëri.

E për programin në përgjithësi foli përfaqësuesja e Care International Balkans në Kosovë, Rita Berisha.

Autore të doracakut “Module tematike për mbrojtjen e fëmijës” janë Merita Januzi, Azize Sekiraqa, Shqipe Gashi dhe Habibe Buzuku. /Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024