Terroristi i dërguar në QKUK në gjendje stabile
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se i plagosuri i nacionalitetit serb është në gjendje stabile.

Syla tha se i njëjti po pritet të futet ne sallë të intervenohet nga ekipi ortopedike.

"Para gjysmë ore në Qendrën e Emergjencës është sjellë një i plagosur i nacionalitetit serb. Këtu tek ne i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij për momentin është plotësisht stabile. Kështu po pritet të futet ne sallë te intervenohet nga ekipi ortopedike. Lëndimet i ka multipe, në organizëm, kështu pritet intervenimi nga ekipa ortopedisë. Pas trajtimit këtu tek ne, sigurisht do të vazhdojë trajtimi tij në njërën prej klinikave tona", tha Syla.

I pyetur nëse do të vijë edhe ndonjë i plagosur tjetër në QKUK, Syla tha se nuk ka informacione.

"Për momentin nuk kemi ndonjë informacion tjetër, i vetmi që është sjellë nga pjesa veriore është ky person", tha Syla.

Përndryshe, serbi i grupit terrorist fillimisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës e më pas në QKUK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024