Terroristët që vranë policin e Kosovës Vuçiq i quan serbë të rebeluar
Lexohet për: 2 min.
Vuciq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Terroristët e organizuar të cilët  vranë një policë dhe plagosën disa të tjerë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur si serbë të rebeluar.

Vuçiq tha se disa serbë në veri vendosen dy kamion si barrikadë dhe pastaj polica në tentim për t’i hequr ato, ka mbetur i vrarë një policë dhe më vonë janë mbyllur dy pikat kufitare.

“Edhe pse çdo ditë ua kam tërhequr vërejtjen edhe në Bruksel edhe në Nju Jork, se kjo mund të vije një ditë, pak kush deshi të dëgjojë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen mediat në Kosovë, por serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur të durojnë më terrorin e Kurtit”, u shpreh ai.

Sipas tij, tre serbë janë vrarë me snajper, derisa shtoi se vrasja e policit të Kosovës nuk iu ka dashur askujt. Vuçiq është ankuar edhe për reagimin e ndërkombëtarëve, duke thënë se ata përdorën terma shumë të rënd.

Vuçiq u kërkojë bashkësisë ndërkombëtare që ta themelojnë asociacionin dhe në veri të Kosovës të ketë policë serbë, pasi vetëm kështu mund të ketë qetësi në atë pjesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024