Kurti në familjen e policit të vrarë: Do të ngadhënjejmë në rrugën për rend dhe ligj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në betejën e Kosovës për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Kurti i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku kanë vizituar familjen për t’i shprehur ngushëllime.

"Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetueshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim kundër kriminelëve dhe terroristë të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës. Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën dhe angazhimin, por edhe sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis", deklaroi Kurti.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa dy kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
2
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024