Ngjarjet në veri, flasin nga Spitali i Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri' në Mitrovicë, Luljeta Zhubi  në lidhje me plagosjen e policëve ka treguar për Kosovapress se njëri nga policët në momentin kur është pranuar në spital ka qenë pa shenja jete, ndërsa dy të tjerët kanë vazhduar trajtimin.

Ajo shtoi se stafi shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës është në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në veri, ku një polic u vra, ndërsa u plagosën dy të tjerë. Ajo u shpreh se presin përkrahje edhe nga institucionet tjera.

“(Tre persona) kanë ardhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme d.m.th. pas orës 03:00 të mëngjesit. Kanë ardhur gjithsej tre, një ka qenë pa shenja jete, njëri me lëndime më të rënda i cili për trajtim të mëtejshëm ka vazhduar të trajtohet në QKUK. Tjetri ka qenë me lëndime, i cili pas ofrimit të ndihmës së parë është liruar  në trajtim shtëpiak” tha Zhubi për Kosovapress.

Ajo tha se lëndimet e policit të vrarë janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Derisa shtoi se përpos tre policëve të paraqitur në spital nuk është paraqitur ndonjë rast tjetër.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024