​Begaj thirrje ndërkombëtarëve: Reagoni ndaj urdhëruesve e zbatuesve të sulmit ndaj policisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar me forcë sulmin ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa i palgosur Alban Rashiti. Ai tha se ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, shkroi Begaj në rrjete sociale.

Ai ka pasur një kërkesë ndaj komunitetit ndërkombëtar për të reaguar ndaj atyre që kanë urdhëruar dhe atyre që kanë zbatuar këtë sulm.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, vijoi Begaj.

Ai ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroi shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Ndërsa ka kërkuar nga autoritetet qetësi dhe bashkëpunim të ngushtë mes KFOR dhe aleatët.

:Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët”, tha Begaj.

“Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, përfundoi Begaj.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,520
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024