​“Çamëria Kosovë” shënon 7-vjetorin: Shpresojmë që Kongresi i SHBA-ve të miratojë rezolutën për Çamërinë
Lajme
Lexohet për: 6 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata Çamëria Kosovë ka shënuar 7-vjetorin e themelimit në kullën e dëshmorëve të Reçakut, e cila ka për qëllim bashkimin e trojeve shqiptare dhe ta çoj në vend porosinë e Isa Boletinit, “Unë jam mirë kur është mirë Shqipnia”. Po ashtu sipas drejtuesve të kësaj shoqate, qëllim tjetër i themelimit të saj ishte që asnjë pëllëmbë tokë shqiptare të mos mbetet jashtë trungut shqiptar.

Drejtues të kësaj shoqate theksuan po ashtu se shqiptarët janë bashkuar në anën fizike, por në atë gjeografike ende jo.

Shoqata “Çamëria Kosovë” u tha se përveç që e sensibilizon çështjen çame asnjë herë nuk ka harruar edhe trojet tjera, si Kosovën Lindore, Ilirdën, Malësinë e madhe dhe Sanxhakun.

Sekretar i shoqatës “Çamëria Kosovë”, Isuf Kuçi ka thënë se derisa një pëllëmbë tokë shqiptare mbetet jashtë trungut shqiptar “ne nuk e gëzojmë pavarësinë e cunguar”.

Ai ka thënë se frymëzim për shoqatën “Çamëria Kosovë”, Xheladin Gashi, komandant “Plaku” të UÇK-së.

“Ishte viti 2016 kur lindi ideja për themelimin e shoqatës Çameria Kosovë, kjo ide fisnike do t’i bashkonte bashkëmendimtarët, por kësaj radhe jo vetëm në Vlorë, por ajo ndodhi më 21 shtator të vitit 2016 në sofrën e Mitrovicës, në kullën e Isa Boletinit. Qëllimi i themelimit të shoqatës Qameria Kosovë ishte porosia e Isa Boletinit, “Unë jam mirë kur është mirë Shqipnia”. Po ashtu qëllimi i themelimit të kësaj shoqatë ishte vet brendësia dhe thelbi i betimit të çdo ushtari. Derisa një pëllëmbë tokë shqiptare mbetet jashtë trungut shqiptar, ne nuk e gëzojmë pavarësinë e cunguar dhe nuk ndjehemi të lirë. Shoqata Çameria Kosovë, është formua vertikale gjymtyrët e trupit të quajtur “Shqipëri”. Jugu mbetët dhe janë këmbët tona, të cilat nuk mund t’i ngremë në këmbë. Kuvendi ynë në Mitrovicë sikur e dinte mirë strategjinë dhe këtu duhej të themelohej, edhe nga këtu nisin aktivitetet tona. Kështu siç jemi bashkë sot këtu, ishim edhe në Mitrovicë, por më shumë u bashkuam në Komoranin e gjeneralit Xheladin Gashit komandant “Plaku”. Atje ku u përfshinë dhe u përfaqësuan nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Degët dhe nëndegët e shoqatës sonë tani të shpërndare gjetiu”, theksoi Kuqi.

Ai më tej theksoi se mbesin me shpresë që kongresi i SHBA-ve një ditë do të miraton Rezolutën e hartuar për Çamëri.

“Për aktivitetet dhe angazhimet e shoqatës ‘Çamëria Kosovë’ nuk do të flas unë ngase për këto sot shkruajnë dhe flasin mediumet shqiptare në Kosovë e në veçanti ato greke. Fjala popullore thotë: ‘Afër detit, afër mbretit’. Mbretëria e bashkuar do të jetë atë ditë kur do të ngremë flamurin në Janinë, atë ditë kur edhe qamet do të mund të kthehen në trevat e tyre shekullore, me shpresë që kongresi i SHBA-ve një ditë do të miraton Rezolutën e hartuar për Çamëri”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Çamëria Kosovë”, Nexhmi Muqiqi tha me këtë rast se Shoqata Qameria Kosovë përveç se e sensibilizon çështjen qame asnjë herë nuk i ka harruar edhe trojet tjera shqiptare.

“Shoqata Çamëria Kosovë nuk po bën asgjë tjetër përveç asaj që kemi detyrim të gjithë. Po e sensibilizojmë një çështje që ia kemi borxh, e kemi amanet. Unë çdo herë e them në rrethin tim ku jetoj e veproj se “Pa Kosovë dhe çameri nuk mund të ketë Shqipëri”. Pra, po mundohemi t’i dalim hakut dhe të sensibilizojmë dhe të ngritemi aty ku e ka vendin dhe ku e meriton… Shoqata Çameria Kosovë përveç se e sensibilizon çështjen çame asnjë herë nuk i ka harruar edhe trojet tjera, si Kosovën Lindore, Ilirdën, Malësinë e madhe dhe Sanxhakun”, theksoi Muqiqi.

Ndërsa, Ismail Sinani udhëheqës i programit shënimin e 7-vjetorit të shoqatës numëroi tri luftëra të shqiptarë, që kishin për qëllim bashkimin e trojeve shqiptare.

“Sot e shumë vite më parë nëpër kulla, fusha e male e gjithë kah bredhnin fëmijë, gra e pleq, si dhe luftëtarë e invalidë të plagosur. Ndaj, edhe pse sot prezent nuk kemi shumë shokë fizikisht në mesin tonë, në këtë rast kërkojë që t’i nderojmë dëshmorët e kombit… është nder dhe privilegj t’i bashkë- takojmë shokët e revolucioneve të shumta. Tri luftëra, lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Lufta për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe Lufta Çlirimtare e Kombëtares. Të gjitha kishin një kuptim, por të gjitha kishin një betim. Betimi i atyre luftërave ishte që të betohemi si luftëtarë për bashkimin e trojeve shqiptare. Edhe pse shqiptarët janë bashkuar në anën fizike, por në anën gjeografike akoma jo. Dashtë Zoti që një ditë të bashkohemi s’e bashkimi është një revolucion i pa ndarë dhe është një revolucion shpirtëror”, theksoi Sinani.

Kurse, Xhavit Bungu, sekretar iniciativës “Të gjithë për luftëtarin”, tregoi për kontributin dhe aktivitet që punon kjo iniciativë.

“Shumë herë kemi përmendur një fjalë gjatë luftës së puna jonë ishte lufta, kurse në paqe lufta jonë është puna. Prandaj, ne si iniciativë të gjithë për luftëtarin ka gati dy vjet që kemi themeluar këtë iniciativë dhe qëllimi i saj është organizimi i aktiviteteve kryesisht humanitare dhe organizmi i aktiviteteve përkujtimore për dëshmorët, por edhe një lloj tjetër organizimi që lutemi të mos ketë probleme, në programin tonë kemi edhe një pjesë të asaj të mire që nëse rastësisht do të ketë ndonjë mosmarrëveshje mes shqiptarëve, do të ndërhyjmë që mos të ketë larg qoftë edhe gjakmarrje”, theksoi ai.

Në fund për disa veprimtarë dhe luftëtarë, Shoqata “Çameria Kosovë” u ka ndarë mirënjohje./KosovaPress/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,569
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024