Hovenier: Autorët e sulmit në veri duhet të dalin para drejtësisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku për pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa mbeti i plagosur polici tjetër Alban Rashiti.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit”, shkroi Hovenier.

Ambasadori amerikan tha se autorët e kësaj ngjarjeje duhet të dalin para drejtësisë ndërsa duhet të ndërpriten sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre”, vijoi Hovenier.

Hovenier në emër të Shteteve të Bashkuara ka shprehur ngushëllime të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu ka uruar shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
503
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024