Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Nottingham Forestit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti West Hamin 3:1, kurse Nottingham barazoi 1:1 me Burnleyn, raporton KosovaPress.Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten De Bruyne, Silva, Kovacic dhe Stones, kurse te Nottinghami mungojnë Danilo dhe Hennessey.
Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Gvardiol, Dias, Akanji, Walker; Rodri, Nunes; Doku, Alvarez, Foden; Haaland
Nottingham Forest (3-4-2-1): Turner; Boly, Niakhate, Mangala; Aurier, Sangare, Aina, Tavares; Dominguez, Gibbs-White; Awoniyi