"Sulmet e vazhdueshme në veri, politikë kërcënuese e Vuçiqit"
Intervista
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Hedhja e granatës së dorës në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme, po konsiderohet si akt hakmarrës me motive kriminale. Nga instituti Octopus vlerësojnë se ky sulm ka ardhur si shkas i arrestimit të serbëve për krime lufte me datën 20 shtator, por që sipas tyre kjo është edhe strategji që Vuçiq e përdor kundër Kosovës.

Përveç këtij sulmi, gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për tre shpërthime të tjera me granata dore në fshatin Ranilluk, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale.

Hulumtuesja e lartë nga instituti Octopus, Arta Haxhixhemajli për KosovaPress tha se pas çdo akti të tillë që ka për qëllim destabilizimin e situatës në veri, qëndrojnë organizata të shpallura terroriste.

Tutje, Haxhixhemjali potencoi se sulmet e tilla janë gjithmonë serioze, derisa shtoi se qëllimi i tyre është tensionimi dhe nxitja e konflikteve.

Ndërkaq, hulumtuesja e lartë Arta Haxhixhemajli u shpreh se ndërkombëtarët duhet t’i rishikojnë masat dhe të angazhohen në identifikimin e bandave që po shkaktojnë sulme dhe kërcënime të tilla.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lidhur me rastin e djeshëm, të hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili pretendoi se ky sulm ishte shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte. Ai shtoi se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.

Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar mbrëmë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i tronditur për siç thekson ai “mjetet shpërthyese në shumë pjesë të Kosovës”. /Z.Zeneli/

https://kosovapress.com/admin/shperthimi-ne-veri-reagon-ambasadori-amerikan-hovenier/
https://kosovapress.com/admin/svecla-hedhja-e-granates-nga-grupet-kriminale-smund-te-zmbrapse-drejtesine/
https://kosovapress.com/admin/stano-jemi-te-shqetesuar-per-situaten-ne-veri-nuk-ka-de-pershkallezim/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
482
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024