Ronaldo nuk e ka ndërmend të pensionohet
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi që e la futbollin evropian, pavarësisht moshës që e ka, Cristiano Ronaldo po shkëlqen në Arabinë Saudite.

Në tetë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Ronaldo ka shifra impresionuese duke regjistruar nëntë gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij, raporton KosovaPress.

Dy golat e tij të fundit erdhën mbrëmë kundër Al Ahlit, dhe pas ndeshjes, superylli portugez kishte disa fjalë për ata që mendojnë se ai ka përfunduar si futbollist.

“Ata thonë Ronaldo ka përfunduar, por nuk është e vërtetë. Unë do të vazhdojë të luajë deri sa këmbët e mija të thonë: Cristiano, kemi përfunduar”, tha Ronaldo.

“Ende kam shumë për të dhënë. Unë ende e dua futbollin dhe të shënojë gola. Ata thonë se kam përfunduar por unë ende jam duke bindur që kjo gjë nuk është e vërtetë”, tha më tej Ronaldo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024