Kuka: Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë!
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas medaljeve të fituara të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë në këtë garë, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtyre sukseseve ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili tha se me zjarr, ujë dhe xhudon e Kosovës s’ka lojë.

“Nora e artë 1000 Pikë

Disi e argjendtë 700 pikë

Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike!

Grand Slam Baku Azerbeijan

Të shkelqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja!

Me zjarr,ujë e xhudon e Kosovës ska lojë!

Ditë e bukur atje në Baku për vendin tonë e popullin Shqiptar

Neser garojnë Laura,Loriana e Akili ju urojmë suksese!

Në krye të detyres Majlinda e Tosi”, shkroi Kuka në “Facebook”.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
271
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024