Gratë e punësuara në sektorin privat, cak i ngacmimeve seksuale
Lajme
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gratë në Kosovë të punësuara në sektorin privat janë të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale. 64 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual ekziston si fenomen, derisa 10 për qind e tyre pranojnë se kanë qenë personalisht cak i ngacmimit seksual në vendin e tyre të punës. Ndërkaq, 69 për qind e tyre janë shprehur se për shkak të frikës së paragjykimeve ose largimit nga puna nuk kanë raportuar për një akt të tillë. Ndërsa, punëdhënësit kanë thënë  se po të ekzistonte kodi i veshjes, nuk do të ekzistonte ngacmimi seksual.  

Këto të dhëna u bënë të ditura nga raporti i kompanisë “IDRA” në kuadër të konferencës “Ngacmimi seksual në sektorin privat në Kosovë”.  

Menaxherja e projektit dhe hulumtuesja në kompaninë “IDRA”, Dina Vllasaliu tha se gratë kanë pasur tendencë të besojnë se më tepër ekziston ngacmimi verbal se ai fizik. Ajo shtoi se 53 për qind e grave kanë deklaruar se shakatë që përmbajnë mesazhe seksuale ndodhin shumë shpesh në vendin e punës. 

Tutje, Vllasaliu u shpreh se 10 për qind e grave kanë thënë që të paktën një herë janë ngacmuar seksualisht në vendin e punës, derisa shtoi se 67 për qind e grave kanë deklaruar se prej frikës që po humbin vendin e punës, nuk kanë raportuar për raste të tilla.  

Përveç anketimit të 600 grave, raporti përmban 20 intervista të punëdhënësve, kryesisht nga departamente njerëzore, të cilët janë pyetur rreth kësaj çështje.  

Hulumtuesja e projektit, Dina Vllasaliu potencoi punëdhënësit kanë thënë se nuk është mbajtur asnjëherë ndonjë trajnim rreth ngacmimit seksual, derisa shtoi se sipas tyre po të ekzistonte kodi i veshjes, nuk do të ekzistonte ngacmimi seksual.  

Se gratë e punësuara në sektorin privat janë të ekspozuara ndaj ngacmimit seksual e thotë edhe drejtoresha ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli e cila u shpreh se gratë janë të punësuara në pozita shumë të ulëta dhe nuk kanë biznese të tyre. 

Ndërkaq, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo tha se ngacmimi seksual është një çështje e vështirë, e ndjeshme dhe emocionale për t'u trajtuar. /Z.Zeneli/ 

Lajmi i plotë në sistmin me parapagim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
308
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024