Dy futbolliste dhe trajneri të lënduar nga rrokullisja e autobusit të KFF Jakovas
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë kthimit pas një aktiviteti në Shqipëri, autobusi i klubit të futbollit të femrave, KFF Jakova është rrokullisur mbrëmë në afërsi të Junikut.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N.Kamberi, raporton KosovaPress.

Të lënduarit gjenden për trajtim në Spitalin e Gjakovës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë pasi që nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit mjekësorë sot në mesditë janë liruar në shtëpi.

Me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.

Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, shkroi FFK në një komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024