"Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri"
Lajme
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësshef i seksionit për bashkëpunim të BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së.

Ai në konferecën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës. Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në de-përshkallëzimin e tensionit në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën. Kjo është thënë, dua të theksoj sërish, se ky është një hap i kthyeshëm dhe shkalla jonë e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së. Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t'i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së.”, u shpreh ai.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shpreson se të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t'i hequr ato masa në vitin 2024.

“Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim. Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t'i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu....Jo, jo... Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi”, ka thënë sot ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024