Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje, rol kyç në kursimin e energjisë elektrike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja Artane Rizvanolli deklaroi investimet në këtë masë janë kyçe për strategjinë për të rritur efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit. Sipas saj, familjet që kanë investuar në këto pajisjeve vitin e kaluar, kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike. Më tej, ajo u zotua se po investohet me shifër rekord prej 30 milionë euro për qytetarët në efiçiencë të energjisë elektrike.

Në vazhdimësi të këtyre masave, Rizvanolli bëri të ditur lansimin e thirrjes së tretë që subvencionon investimet në pajisje ngrohëse efiçiente.

Sipas saj, vitin e kaluar familjet kosovare kanë konsumuar mesatarisht 4 për qind më pak energji elektrike krahasuar me vitin paraprak. Ministrja e Ekonomisë bëri të ditur se edhe për masën për izolimin e shtëpive, ka pasur më shumë se dy mijë aplikime.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi tha se masat e reja do të mundësojnë kursimin e energjisë elektrike, ku shumë familje edhe në nevojë do të përfitojnë nga këto masa të Ministrisë së Ekonomisë.

Më tej, ministrja Rizvanoli tha se këtë vit ka filluar impelemtinimi i programit të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial, e cila kap shifrën prej 10 milionë euro.

Ajo tha se investimet në programet e efiçiencës të energjisë, bëhen falë mbështetjes financiare të Komisionit Evropian, në kuadër të pakos emergjente për energji.

Ministrja e Ekonomisë tha se punojnë që të rrisin kapacitetin për furnizimin me energji elektrike, pasi janë duke punuar në modernizimin e turbinave të termocentralit “Kosova B”, ku tha se planifikohet të rrisin kapacitetin për 30 megavat në dy vitet e ardhshme.

Thirrja për subvencionim të pajisjes efiçiente të ngrohjes do të jetë e hapur në platformën “eKosova” nga sot.

https://kosovapress.com/admin/detaje-si-mund-te-perfitoni-nga-thirrja-per-subvencionimin-e-pajisjeve-eficiente-per-ngrohje/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024