Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar nga një muaj paraburgim  për të dyshuarit S.N për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndërsa, i pandehuri Q.Th për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe i pandehuri Rr.K për veprën penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër tre të pandehurve dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale,  andaj i njëjti ka konstatuar se masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje juridiko – penale.

https://kosovapress.com/admin/10-personat-e-arrestuar-dyshohet-se-demtuan-4-institucione-financiare-mbi-400-mije-euro/
https://kosovapress.com/admin/arrestohen-10-te-dyshuar-per-leshim-te-ceqeve-te-rreme-dhe-keqperdorim-te-kartelave-bankare/
25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
404
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024