Kuvendi miratoi projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Për këtë projektligj kanë votuar 62 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë në mbështetje të tij.

Gjithashtu në këtë seancë, me 66 vota për është miratuar Projektligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Kuvendi i Kosovës ka formuar edhe komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb. PDK ka refuzuar të marrë pjesë në këtë komision.

Me këtë ka përfunduar seanca e cila në rend dite kishte pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar, ndërsa po vazhdojnë punimet e seancës së re plenare për themelimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024