​59 aeroplanë dhe 6 anije me mjete ndihme mbërrijnë në Libi
Bota
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Tw paktën 59 avionë me mallra ndihmese nga 24 vende kanë zbritur në Libi për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse, tha qeveria e unitetit libian të mërkurën vonë.

Në një deklaratë, ekipi i urgjencës i qeverisë tha se gjashtë anije të ngarkuara me materiale ndihme mbërritën gjithashtu në Libi, por nuk dha detaje të mëtejshme, shkruan aa, transmeton KosovaPress.

Deklarata vuri në dukje se ndihma e fundit përfshinte 150 tonë ndihma humanitare nga organizata “Turkish Red Crescent” dhe një aeroplan mallrash nga Arabia Saudite që transportonte 90 tonë ushqim dhe materiale strehimi.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 4,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë Libinë për shkak të përmbytjeve shkatërruese të 10 shtatorit, ndërsa më shumë se 40,000 njerëz janë zhvendosur.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
459
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024