​Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën
Bota
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një nga aleatët më të fort të Ukrainës, Polonia, ka njoftuar se nuk do të furnizojë më armë vendin, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjes diplomatike për grurin.

Vendimi vjen pasi tensionet midis dy kombeve rriten, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Të martën, Polonia thirri ambasadorin e Ukrainës lidhur me komentet e bëra nga Presidenti Volodymyr Zelensky në OKB.

Ai tha se disa vende kishin shtirur solidaritet me Ukrainën, të cilën Varshava e denoncoi si "të pajustifikuar në lidhje me Poloninë, e cila e ka mbështetur Ukrainën që në ditët e para të luftës".

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi vendimin për të mos furnizuar më Ukrainën me armë në një fjalim televiziv të mërkurën, pas një dite të përshkallëzimit të shpejtë të tensioneve midis dy vendeve për importet e grurit.

"Ne nuk po transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë me armë më moderne," tha zoti Morawiecki.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024