LK/ Bayerni fiton derbin me United, Arsenali i fortë për PSV-në
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rezultat 4-3 Basyern Munih e ka mposhtur Manchester United në ndeshjen derbi të grupit A të Ligës së Kampionëve.

Sane, Gnabry, Tel dhe Kane i dhanë goditjen fatale “Djajve të kuq” në “Allianz Arena” për të vazhduar krizën e ttre të rezultateve, ndërsa golat për skuadrën e ten Hag i realizuan Hojlund në fillim të pjesës së dytë dhe Casemiro me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Fitore të thellë mori Arsenali që PSV Eindhoven me rezultat 4-0 në grupin B me gola e realizuara nga Odegaard, Jesus, Trossard dhe Saka, përcjellë KosovaPress.

Në grupin D Interi e ka nisur me barazim 1-1 ndaj Real Sociedadit, kurse Napoli triumfoi ndaj Bragës me rezultat 2-1 në grupin C.

Ndërkohë në dy ndeshjet tjera, rezultatet ishin këto:

Sevila 1-1 Lens

Benfika 0-0 Salsburg

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024