Bayern-United, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Manchester United.

Dy gjigantët evropianë përballen sot për ndeshjen e tyre hapëse të Grupit A të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Kjo është hera e parë që Bayerni dhe United janë pozicionuar në të njëjtin grup që prej vitit 2001, ku që të dy skuadrat u kualifikuan asokohe duke zënë pozitën e parë dhe të dytë me nga 12 pikë.

Ndërkaq, përballja e fundit e tyre në Ligën e Kampionëve daton në muajin prill të vitit 2014, ku asokohe Bayerni e mposhti United me shifrat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Buchmann, Guerreiro, Hulsmann, Marusic dhe Neuer, kurse te United mungojnë Amrabat, Antony, Diallo, Heaton, Maguire, Mainoo, Malacia, Mount, Sancho, Shaë, Varane dhe Ëan-Bissaka.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Ulreich; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane

Man Utd: Onana; Dalot, Lindelof, Lisandro Martinez, Reguilon; Casemiro, Eriksen; Bruno Fernandes, Pellistri, Rashford; Hojlund.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024