Osmani takon Lajçakun: Suksesi i dialogut është i lidhur edhe me heqjen e masave të BE-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në Nju Jork, ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog.

Osmani ka shkruar se ka theksuar që suksesi i dialogut është i lidhur edhe me heqjen e masave të BE-së.

“Në Nju Jork u takova me Miroslav Lajçak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1704533348045996452

Për këtë takim ka shkruar edhe Lajçak duke theksuar se u zhvillua një bisedë e detajuar.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani për gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajcak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1704551099762417952
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024