Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarat që keqtrajtuan 3-vjeçarin në një çerdhe
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim kundër të pandehurave N.M dhe N.H,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat  penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’.

Gjykata njofton se gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurave, andaj të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilën.

https://kosovapress.com/admin/trevjecari-rrihet-nga-edukatorja-ne-nje-cerdhe-ne-fushe-kosove/

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër dy të pandehurave dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, po ashtu gjykata ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurave dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar  se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.  

Më tej thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

https://kosovapress.com/admin/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-dy-te-dyshuarat-ne-rastin-e-3-vjecarit-ne-nje-cerdhe/
https://kosovapress.com/admin/nena-e-tre-vjecarit-ne-fushe-kosove-drejtesia-vlen/
https://kosovapress.com/admin/dhuna-ndaj-3-vjecarit-nagavci-inspektoret-jane-aty-dhe-pres-te-merren-masa/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024