"T’gjithë n’përfshirje”, kërkohet respektimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Lajme
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian dhe UNICEF kanë lansuar fushatën për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara. Përmes kësaj fushate, e cila do të zgjasë 22 muaj, bëhet thirrje për realizimin e të drejtave të tyre.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është zbuluar një instalacion në formë lëmshi përmes së cilit tregohen sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara.

I hapur për publikun për një javë në qendër të Prishtinës, ky instalacion do të shërbejë si një platformë e dukshme dhe e fuqishme për prindërit dhe fëmijët për të kërkuar ndryshim dhe për ta promovuar përfshirjen brenda komuniteteve të tyre.

Zëvendësministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, tha se si qeveri kanë për qëllim realizmin e të drejtave të fëmijëve derisa shtoi se gjatë këtij mandati do të rrisin numrin e asistentëve për këta fëmijë.

Pjesë e lansimit të kësaj fushate ishte edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Johannes Madsen, i cili tha se ligji për mbrojtjen e fëmijëve u miratua në qershor të 2019 por sipas tij zbatimi dhe miratimi i akteve nënligjore po përballen me pengesa.

Ndërkaq, shefja e zyrës së UNICEF në Kosovë, Nona Zicherman, theksoi se nga anketat e bëra nga kjo organizatë del se rreth 40 për qind e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara përmendin mentalitetin e shoqërisë si barrierën kryesore me të cilën përballen.

Po ashtu edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj u zotua se kanë në fokus përmirësimin e të kushteve dhe të drejtave për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërsa 13 vjeçarja në karrocë, Asra Kerveshi, përmendi mungesën e hapësirave për karroca në rrugë dhe mungesën e sigurimit të transportit, për çka tha se janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat ajo përballet çdo ditë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Fushata, e cila do të zgjasë 22 muaj në 4 komuna dhe online në mbarë Kosovën, do të avokojë për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara me fokus të veçantë në rritjen e qasshmërisë në hapësirat publike, zgjerimin e disponueshmërisë së shërbimeve cilësore gjithëpërfshirëse dhe luftimin e stigmës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre./Z.Zeneli

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024