Liga e Kampionëve vazhdon sot me super ndeshje
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve filloi mbrëmë, kur edhe u zhvilluan tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve të kësaj gare.

Kampioni aktual, Manchester City e nisi aventurën për mbrojtjen e titullit me fitore 3:1 ndaj Crvena zvezdas, kurse Barcelona e shkatërroi 5:0 Antwerpin e Arbnor Mujës, raporton KosovaPress.

Emocionet e ndeshjeve të tilla do të vazhdojnë edhe sot, ku e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Bayern Munichut dhe Manchester United.

Ndërkaq, sot luajnë edhe Real Madridi e Arsenali, ku gjiganti spanjoll pret në shtëpi Union Berlinin, kurse “Topçinjtë” e Mikel Artetas shënojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve me përballje kundër PSV.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 Galatasaray – Copenhagen

18:45 Real Madrid – Union Berlin

21:00 Arsenal – PSV

21:00 Bayern Munich – Manchester United

21:00 Benfica – RB Salzburg

21:00 Braga – Napoli

21:00 Real Sociedad – Inter

21:00 Sevilla – Lens

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
262
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024