Katy Perry fiton 225 milionë dollarë për shitjen e katalogut të saj muzikor
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Katy Perry ka shitur një pjesë të të drejtave të saj muzikore te Litmus Music, marrëveshje kjo e cila sipas burimeve të shumta vlerësohet me 225 milionë dollarë.

Shitja, e cila u njoftua të hënën, mbulon të pesë albumet e Perry-t të publikuara për Capitol Records, duke filluar nga “One of the Boys” e 2008-ës deri tek “Smile” e 2020-ës.

Kjo përfshin hitet si “Firework”, “Teenage Dream”, “Hot 'n' Cold”, “California Gurls” dhe “I Kissed A Girl”.

Kjo është marrëveshja më e madhe e katalogut për një artist të vetëm këtë vit, shkruan BBC.

Justin Bieber ishte mbajtësi i mëparshëm i titullit, pasi shiti aksionet e tij te Hipgnosis Songs Capital me bazë në Mbretërinë e Bashkuar në janar për 200 milion dollarë.

Litmus tani zotëron aksionet e Perry-t në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo honorar në të ardhmen që sjellë muzika.

Dy nga këngët e saj – “Dark Horse” dhe “Roar” - kanë më shumë se një miliardë transmetime në Spotify. “Roar” është gjithashtu një nga videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube, me 3.8 miliardë klikime.

Blerja e të drejtave të muzikës ka qenë një biznes në lulëzim gjatë dy viteve të fundit, me artistë duke përfshirë Bob Dylan, Neil Young, Shakira, Debbie Harry dhe Justin Timberlake që heqin dorë nga honoraret e ardhshme për shuma nëntëshifrore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024