Milani nuk arrin ta thyejë Newcastle, barazim në “San Siro”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Milani dhe Newcastle United sezonin e ri të Ligës së Kampionëve e kanë nisur me barazim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani ka barazuar 0:0 si vendas me Newcastle, raporton KosovaPress.

Pas plot 20 vitesh pa futboll evropian, Newcastle e shënoi rikthimin në Ligën e Kampionëve duke nxjerrë barazim si mysafire e “Rossonerëve”.

Pavarësisht se gjatë gjithë ndeshjes u tregua bindshëm më e mirë, skuadra e Stefano Piolit nuk arriti ta mposhtë portierin e Newcastle, Nick Pope.

Milani arriti të regjistrojë 25 tentime për gol gjatë gjithë ndeshjes, ku tetë prej tyre ishin në drejtim të portës, për dallim nga Newcastle që kishte gjashtë tentime për gol dhe vetëm një gjuajtje drejt portës së Maignan.

Newcastle dhe Milani arkëtojnë pikët e para të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024