Arrestohen tre persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit
Lexohet për: 1 min.
arrestim-1-5
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë me dokumentacion të dyshimtë.

“I dyshuari RR.G, m/k (1967) me qëllim që vetes t'i sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH, m/k (1969) dhe H.SH, m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti ‘'Vjedhja e Pyllit’', ka njoftuar Policia e Kosovës.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024