Theret me thikë një tifoz i Newcastle para ndeshjes me Milanin
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tifoz i Neëcastle u dërgua me urgjencë në spital mbrëmjen e së hënës pasi u godit me thikë dhe Policia italiane po heton nëse sulmi ka të bëjë me ndeshjen Milan-Newcastle United në Ligën e Kampionëve që zhvillohet sonte.

Tifozi anglez u godit në shpinë dhe dy herë në krahë, por nuk besohet të jetë në gjendje kritike, përcjellë KosovaPress.

“Sky Sport” pretendon se Policia italiane po heton nëse sulmi kishte lidhje me futbollin dhe nëse ultrasit e Milanit kanë ndonjë lidhje me të.

Mbi 6,500 tifozë të Newcastle priten në Milano për ndeshjen e parë të Magpies në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh sot.

Situata momentalisht është nën kontroll në qendër të qytetit të Milanos pa asnjë tension midis tifozëve kuqezi dhe tifozëve anglezë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024