​Si të përmirësoni kulturën e kompanisë edhe nëse nuk jeni shefi?
Magazina
Lexohet për: 6 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur punoni për një kompani ju shumë shpejt do të filloni ta njihni kulturën e saj. Ndonjëherë është fantastike; të gjithë kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe juve ju duket shumë e mirë për të qenë një realitet. Megjithatë, në shumicën e rasteve, kultura e kompanisë ka nevojë për disa përmirësime, nëse jo një reformë të plotë.

Ju si pjesë e kompanisë pavarësisht nga pozita që mbani mund të ndihmoni shumë në këtë aspekt. Nga cilido pozicion ju mund të keni një ndikim pozitiv në mjedisin tuaj të punës dhe kulturën e kompanisë në përgjithësi. AkademiPune ju liston disa mënyra:

Mos e ndihmoni përhapjen e thashethemeve

Një nga aspektet më të këqija të kulturës së çdo kompanie janë thashethemet. Pothuajse çdo vend pune ka një dozë të tyre. Nëse nuk jeni shefi dhe nuk është në dorën tënde të ndaloni përhapjen e thashethemeve, të paktën mund të bëni pjesën tuaj për të kufizuar se sa larg mund të shkojnë ato.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të ndaloni së ushqyeri ato. Mos u bashkoni pëshpëritjeve kur dikush po flet për një bashkëpunëtor. Mos u përfshini. Thjesht thuaj se nuk je i interesuar dhe largohu. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i shuani ato plotësisht, por duke u bërë një ndikim pozitiv, mund të frymëzoni edhe të tjerët që t’i shmangin ato.

Shikoni projektet “të këqija” me një perspektivë të re

Nuk ka projekte të këqija. Ajo që ndodh është se njerëzit që punojnë në to lodhen, marrëdhëniet tensionohen dhe bëhen të tmerrshme për të punuar. Pastaj, vjen një i punësuar i ri dhe papritmas ai projekt kthehet për mirë, thjesht sepse i sapoardhuri nuk kishte histori me të. Përdoreni këtë perspektivë në avantazhin tuaj.

Cilat projekte janë thjesht të tmerrshme? Hidhini një sy të freskët. Pse është keq? A e përkeqësojnë në mënyrë aktive njerëzit situatën me një qëndrim negativ? Çfarë mund të bëni javën e ardhshme për ta kthyer atë në një tjetër prespektivë?

Hyni më herët dhe largohuni pak më vonë

E mbani mend zellin që kishit për punën kur filluat për herë të parë? Mezi prisnit të shkoni në tavolinën tuaj dhe të filloni ditën e punës. Pas një kohe, ai zell është larguar dhe ju ndoshta jeni si shumica e njerëzve të tjerë tani. E njëjta rutinë. Të njëjtat zakone. Pse të mos e ndryshoni atë dhe të ktheheni te qëndrimi që keni pasur gjatë javëve të para?

Hyr më herët dhe bëhu i pari që bën kafen për të gjithë. Bëj xhiron dhe thuaji përshëndetje njerëzve të tjerë kur hyjnë (është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një buzëqeshje miqësore për të përmirësuar energjinë e kujtdo). Dilni pak më vonë se zakonisht dhe kur të largoheni, bëjeni këtë me pak gjallëri në hapin tuaj. Do të habiteni se sa e mirë do të jetë marrëdhënia juaj e re e jetës.

Përpiquni për kulturën që dëshironi të keni

Në vend që të pranoni se është kështu, bëni që veprimet tuaja të jenë në përputhje me kulturën në dëshironi të kishit.

Pa dyshim, në fillim do të jenë hapa të vegjël. Ju nuk mund të filloni papritmas të punoni nga shtëpia tre ditë në javë kur kjo nuk është e përfshirë në politikën e punës. Por ju mund të bëni ndryshime të vogla që mund të çojnë gradualisht në ato më të mëdha.

Për shembull, disa vende pëlqejnë të mblidhen të gjithë punonjësit së bashku një të premte në mbrëmje për të kaluar kohën bashkë me pije dhe ushqime të ofruara. Pse të mos pyesni nëse mund të filloni diçka të tillë? Ky akt i thjeshtë i bashkimit mund të ndikojë në moralin dhe të menduarit e të gjithë kompanisë.

Jepni zgjidhje, mos i vini në dukje vetëm problemet

Është tepër e lehtë të shprehësh një opinion negativ për diçka. Sa herë keni parë që një parti politike të përgojojë për një politikë që nuk i pëlqen, por të dalë me retorikë boshe kur i kërkohet të japë një zgjidhje reale? Siç e dimë të gjithë, ndërtimi i diçkaje është shumë më i vështirë sesa ta rrëzosh atë, kështu që kujdes së si i shtroni debatet.

Në vend të kësaj, shikoni atë që mendoni se është e gabuar dhe gjeni mënyra për t'u dhënë zgjidhje njerëzve që janë më lart se ju. Kjo mund të jetë përmes menaxherit tuaj, burimeve njerëzore, apo edhe një kuti sugjerimesh të kompanisë. Shkrimi, "Kodi i veshjes këtu është i mjerueshëm" nuk është aq efektiv sa shkrimi, "Le të vishemi me rroba të rastësishme, por të kemi një veshje të përshtatshme në rast takimesh me klientët".

Mos shkoni vetëm

Ka forcë në numra, dhe kjo nuk mund të jetë më e vërtetë për ndryshimin e kulturës së korporatës. Nëse një person vjen te shefi duke kërkuar më shumë pushim mjekësor me pagesë, është vetëm një zë. Nëse është gjysma e kompanisë, shefi do të ulet dhe do të marrë parasysh.

Gjeni njerëz që besojnë në të njëjtat ndryshime dhe përmirësime që bëni ju dhe organizohuni. Bëni peticione të rregullta te shefi për ndryshime të vogla, por të rëndësishme që do të përmirësonin moralin e të gjithë kompanisë. Kur shefit t'i jepet mundësia t'i bëjë të gjithë të lumtur dhe të duken mirë, pa e thyer krahun dhe këmbën, ata do ta bëjnë atë./ AkademiPune

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024