Joachim Low gjen punë të re si trajner
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Joachim Löw ka mbetur pa punë që nga përfundimi i mandatit të tij me kombëtaren gjermane në vitin 2021. Që atëherë, 63-vjeçari ka theksuar vazhdimisht se mund të punojë sërish si trajner.

Pas 15 vitesh, epoka e Joachim Löw si trajner i kombëtares gjermane përfundoi në vitin 2021. Suksesi i tij më i madh ishte titulli i Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Në dy vitet e fundit thuhet se ka pasur oferta të shumta për Löw, duke përfshirë edhe nga klubet kryesore evropiane. Löw vazhdimisht thekson se ai mund të imagjinojë rikthimin në stolin e trajnerit, përcjellë KosovaPress.

Löw tani po konsiderohet si një trajner i ri i mundshëm kombëtar për Turqinë. Agjencia turke e lajmeve DAH raportoi të dielën se federatat turke kishte njoftuar tashmë Stefan Kuntz, trajnerin në detyrë të kombëtares turke, për largimin e tij me telefon. Në të njëjtën kohë, mediumi raporton se Low do të jetë pasuesi i tij.

Nuk dihet ende nëse pozicioni në Turqi është një opsion për Löw. Megjithatë, 63-vjeçari ka një të kaluar me futbollin turk: ​​Löw punoi si trajner në Fenerbahce për një sezon në vitin 1998 .

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024